Telegrafi

Liverpooli e bëri tifozin gjerman me 35 mijë euro!

Një tifoz i Schalkes ka fituar një shumë të madhe nga fitorja e Liverpoolit përballë Dortmundit në Ligën e Evropës 4-3.

Mediat në Gjermani raportojnë se një tifoz i Schalkes ka fituar plot 35 mijë euro pikërisht nga goli i shënuar në minutën e 91 nga Dejan Lovren.

Në momentin që ndeshja ishte 1-3 për Dortmundin, ai ka vendosur një bast prej 700 eurosh për fitoren e Liverpoolit ndërkohë që koeficienti për fitoren e “të kuqve” ishte 50.

Në fund goli i kroatit i ka dhënë plot 35 mijë euro.

Gëzim i dyfishtë për një tifoz të Schalkes, së pari që fitoi 35 mijë euro dhe së dyti që Dortmundi u eliminua nga Liga e Evropës. /Telegrafi/