Telegrafi

Liverpooli me disa mungesa ndaj Burnleyt, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Burneyt dhe Liverpoolit për përballjen në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 18:30 do të zhvillohet në stadiumin ‘Turf Moor’, derisa The Reds shiheni si favorit në letër.

Vendasit në këtë përballje nuk do të mund të llogarisin në Steven Defour, që është i lënduar.

Nga ana tjetër, Liverpooli në këtë takim do të jetë pa lojtarët si, Alisson Becker, Nathaniel Clyne dhe Naby Keita, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Burnleyt: Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Pieters, Cork, Westwood, Mcneil, Lennon, Wood, Barnes.

Formacioni startues i Liverpoolit: Adrian, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Dabinho, Wijnaldum, Henderson, Mane, Salah, Firmino. /Telegrafi/