Telegrafi

Liverpooli dhe Tottenhami pas Chichartios

Dy klubet e mëdha angleze, Liverpool dhe Tottenham janë të interesuara për sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez “Chicharito”, raportojnë mediat britanike.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, është duke kaluar sezon të mirë me skuadrën gjermane, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në Premier League.

“Reds” dhe ‘Spurs’ janë në kërkim të një sulmuesi cilësor, dhe “Chicharito” është në listën e tyre.

Raportohet se edhe klubi spanjoll, Valencia është duke e vëzhguar meksikanin, kartoni të cilit kap çmimin 33.5 milionë euro.