Liverpooli është mysafir i Rangers për ndeshjen që luhet në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Ibrox Stadium”, me përballjen e parë që The Reds e fituan 2-0.
Për këtë ndeshje, Rangers do të kenë mungesa si, Kemar Roofe, Ianis Hagi, Filip Helander, Jon McLaughlin, John Souttar dhe Tom Laërence që janë të lënduar.
Në anën tjetër, The Reds do jenë pa, Caoimhin Kelleher, Curtis Jones, Calvin Ramsay, Andreë Robertson, Luis Diaz, Trent Alexander-Arnold, Joel Matip, Naby Keita dhe Alex Oxl
ade Chamberlain, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet e mundshme:
Rangers: McGregor, Barisic, DAvies, Goldson, Tavernier, Jack, Lundstram, Kent, Dais, Tillman, Colak.
Liverpool: Alisson, Tsimikas, Van Dijk, Konate, Gomez, Thiago, Fabinho, Salah, Jota, Nunez, Firimno. /Telegrafi/