Telegrafi

Liverpooli dhe Interi arrijnë marrëveshje për Coutinhon

Sipas Goal.com, në ditët në vijim mesfushori brazilian do të udhëtojë në Angli për të biseduar rreth kushteve personale me klubin e tij të ardhshëm.

‘Të Kuqtë’ kishin konkurrencë nga Southamptoni për nënshkrimin e 20-vjeçarit, por pas rritjes së ofertës fillestare (nga 7.6 në 13.7 milionë euro), ata u morën vesh me drejtuesit e Interit. /Telegrafi/