Mesfushori i Hoffenheim, Kerem Demirbay, është kthyer në njërin prej lojtarëve më të kërkuar nga Bundesliga.
Demirbay ka shkëlqyer në Ligën e Kampionëve në dy ndeshjet e para, duke bërë që disa klube të mira nga Evropa.
Të parët që kanë shfaqur interesim për gjermanin me origjinë turke, janë gjigantët anglezë të Liverpoolit dhe Arsenalit.
‘The Reds’ janë duke e ndjekur me shumë vëmendje 25-vjeçarin, por ende nuk i kane nisur bisedimet.
Jurgen Klopp është ai që e pëlqen mjaftë lojtarin, duke parë që edhe kushton lirë.
Vlera e tij në treg llogaritet diku te 12 milionë euro, por mund të rritet shkaku i interesimit të anglezëve.
Demirbay ka një kontratë më Hoffenheimin deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/