Telegrafi

Liverpooli dhe Arsenali kthejnë sytë kah Huntelaar

Daily Mail shkruan se Huntelaar është i gatshëm të largohet nga Milani për të mbajtur gjallë shpresat për përfshirje në kombëtaren e Holandës për Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010.

Arsenali dhe Liverpooli pa dyshim se janë të alarmuar nga mundësia për të transferuar holandezin, derisa kërkojnë të përforcojnë repartet ofensive.

Një marrëveshje huazimi do të mund t’i përshtatej shumë mirë Arsenalit, që është pa sulmuesin kryesor Robin van Persie, i cili do të qëndrojnë jashtë fushe deri në fund të sezonit.

Liverpooli po ashtu është në kërkim të një sulmuesi që do të mbulojë pjesërisht Fernando Torres, edhe pse caku kryesor i Reds-ave është sulmuesi i Sunderlandit, Kenwyne Jones./Telegrafi/