Site icon Telegrafi

Liverpooli dështon të fitojë, pranon gol në fund (Video)

Getty Images

Liverpooli nuk ka arritur ta mposhtë Bournemouthin (2-2) në ndeshjen e Ligës Premier që u zhvillua në Anfield Road.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Benik Afobe të shënuar në minutën e shtatë.

Rezultati u barazua në minutën e 40-të, kur Philippe Coutinho pranoi një top në zonë nga Roberto Firmino dhe realizoi (40′).

Në pjesën e dytë, Redsat kaluan në epërsi. Divock Origi ishte realizues i golit të dytë të skuadrës vendase.

Mirëpo, kur pritej që ekipi i Jurgen Klopp ta fitonte ndeshjen, Joshua King e barazoi rezultatin (87’).

Liverpooli mbetet në vend të tretë në tabelë me 50 pikë, pesë më pak se Tottenham Hotspur që është në vend të dytë dhe dy më shumë se Manchester City që është në vend të katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version