Telegrafi

Liverpooli dëshiron lojtarë të uritur për sukses

Redsat ende po merren me pasojat e transferimeve të Kenny Dalglishit, kur ai bleu Jordan Hendersonin, Andy Carrollin dhe Stewart Downing, për një shumë prej rreth 92 milionë eurosh.

“Duhet të marrim lojtarë që janë të uritur, që duan të punojnë dhe të luftojnë për të qenë të suksesshëm. Kjo është gjëja kryesore për mua”.

“Ata do të marrin kontrata të mira kur të vijnë këtu, por nëse dëshirojnë të ankohen për para dhe gjëra të tjera, atëherë nuk i dua këtu. Sipas përvojës time, ata lojtarë zakonisht të zhgënjejnë”.

“Ky është mesazhi që ia dërgoj çdo lojtari që dëshiron të vijë këtu. Nuk mund t’i merrni parat dhe të ikni. Ju duhet të fitoni të drejtën për të luajtur për këtë klub dhe të na ndihmoni që të kemi sukses”, ka thënë Rodgers. /Telegrafi/