Telegrafi

Liverpooli del nga kriza

Liverpooli e filloi këtë takim në mënyrën më të mirë të mundshme. Një eurogol i Fernando Torresit zhbllokoi rezultatin e takimit në fazën e hershme të tij (3’).

Si rrjedhim, gjysmë ore më vonë Glen Johnson i rikthyer nga lëndimi shënon për 2-0 duke treguar vlerën e tij (32’).

Takimin e përfunduan të dy emrat e përmendur më lartë kur Glen Johnson asistoi te Torres për golin e tretë dhe të fundit në këtë takim (60’).

Liverpooli me këtë fitore ngjitet në pozitën e pestë me 54 pikë. Tottenhami është në pozitën e katërt me 58 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar ndërsa Manchester City gjendet prapa Liverpoolit me 53 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/