Jordan Henderson ka rinovuar kontratën e tij edhe për shumë vite me Liverpoolin.
Pas disa transferimeve të mëdha të bëra gjatë afatit kalimtar veror, Reds kanë kthyer mendjen edhe tek rinovimet e kontratave.
Është mesfushori anglez, kapiteni i ekipit, Henderson, i cili ka nënshkruar kontratë të re me Reds.
Vitet e rinovimit të kontratës nuk janë bërë publike, por thuhet se është rinovuar për shumë vite.
🙌 The captain has committed his future to the Reds…https://t.co/uOqJu7C2k9
— Liverpool FC (@LFC) September 3, 2018
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar një kontratë të re për një periudhë të gjatë kohore. Jam absolutisht i kënaqur”.
“Nuk duket shumë kohë më parë kur e nënshkrova të parën – duket sikur dje, me të vërtetë – por shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë”.
😃https://t.co/kF1k7Y6BkY pic.twitter.com/Y7Uu2Fkj2r
— Liverpool FC (@LFC) September 3, 2018
“Jam aq i privilegjuar që kam qenë pjesë e këtij klubi për kaq shumë kohë, dhe shpresoj që edhe më shumë tani”, ka thënë Henderson pas rinovimit.
Ndryshe, Henderson erdhi në Anfield nga Sunderland në verën e vitit 2011 dhe që nga ajo kohë ka bërë 284 paraqitje duke shënuar edhe 24 gola. /Telegrafi/
Our captain. 🔴
The story so far. 💫 pic.twitter.com/13ChxEfpZC
— Liverpool FC (@LFC) September 3, 2018