Kanë mbetur më pak se dy orë për tu vendosur kampioni i ri i Anglisë.
Manchester City është favorit për të triumfuar pasi zë pozitën e parë në tabelë me 95 pikë një më shumë se Liverpooli.
City ndeshjen e fundit do ta luaj në udhëtim te Brighton, derisa Liverpool para adhuruesve të vet pret Wolverhamptonin.
The Reds janë të bindur në ndalesën e Cityt dhe në titullin e kampionit.
Në Anfield do të jetë prezent një kopje e titullit origjinal për Liverpoolin në rast se shpallen kampionë.
Ndërkohë skuadra e Jurgen Klopp ka bërë gati edhe podiumin e festës nëse e arrijnë titullin. /Telegrafi/