Site icon Telegrafi

Liverpooli e bënë të qartë të ardhmen e Coutinhos me anë të një komunikate zyrtare (Foto)  

Klubi i madh anglez, Liverpooli ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku ka qartësuar të ardhmen e yllit të skuadrës, Philippe Coutinho.

Ylli brazilian është objektivi kryesor i skuadrës së Barcelonës për të zëvendësuar të larguarin Neymar, ku të enjten gjatë ditës u raportuar se Reds kanë refuzuar edhe ofertën e dytë prej 100 milionë euro nga katalunasit.

Lexo po ashtu Klopp: Coutinho nuk shitet për asnjë çmim

Paqartësistë e mëdha rreth të ardhmen se Coutinhos kanë bërë që drejtuesit e klubit anglez të lëshojnë deklaratë zyrtare për të ardhmen e tij, duke theksuar se brazilian do të qëndroj në klub edhe pas afatit të verës.

“Dëshirojmë të ju sqarojmë i lidhur me pozitën tonë në një transferim të mundshëm të Philippe Coutinho”.

“Qëndrimi përfundimtar i klubit është se asnjë ofertë për Philippe nuk do të konsiderohet dhe ai do të mbetet anëtar i Liverpool Football Club edhe kur të mbyllet afati veror i transferimeve”, thuhen në deklaratën e Liverpoolit. /Telegrafi/

Exit mobile version