Liverpooli ka fituar në shtëpi me rezultat 4-1 ndaj Cardiff Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të cilët dominuan gjithë ndeshjen me posedim dhe raste.
Megjithatë, arritën ta shënojnë vetëm një gol në minutën e 10-të me anë të Mohamed Salah, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Në pjesën e dytë, përsëri ishin Reds që dominuan dhe arritën të shënojnë edhe tri gola tjerë, përkundër një të mysafirëve.
Luhej minuta e 66-të e ndeshjes kur në skenë doli Sadio Mane, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 2-0.
Mysafirët e Cardiffit arritën ta ngushtojnë epërsinë minutën e 77-të me anë të Callum Paterson që shënoi për 2-1.
Në minutën e 84-të ishte ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol të bukur për 3-1, pasi më parë shmangu dy mbrojtës pas asistimit të Salah, ndërsa Mane (87′) vulosi fitoren me rezultat 4-1.
GOALLL!! Quality finish. First #LFC goal for @XS_11official! 😁
[3-1]#LIVCAR pic.twitter.com/J1VTAfM1fs
— Liverpool FC (@LFC) October 27, 2018
Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 26 pikë në vendin e parë, ndërsa Cardiff City renditet në pozitën e 17-të me vetëm pesë pikë.
Në ndeshjen e radhës Reds udhëtojnë në Emirates për tu përballur me Arsenalit, ndërsa Cardiffi e pret Leicester Cityn. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=X-FnFE67AeI
https://www.youtube.com/watch?v=OIWvHK27r-w
https://www.youtube.com/watch?v=Tw9FmhobUYM
https://www.youtube.com/watch?v=7juXBxKy_HM