Skuadra e Liverpoolit ka bërë një gjest të fuqishëm në solidaritet me të vrarin George Floyd.
Fushata “Black Lives Matter” ka bërë bujë në të gjithë botën, ndërsa edhe kampionët aktual të Evropës, Liverpooli i është bashkangjitur në seancën e sotme stërvitore në Anfield.
Secili prej lojtarëve u ul në një gju dhe formuan një në qendre të fushës dhe u fotografuan nga një pozicion prej tribunave.
Unity is strength #BlackLivesMatter pic.twitter.com/wWCi2iaBBt
— Virgil van Dijk (@VirgilvDijk) June 1, 2020
Lojtarët kishin vendosur që të veshin uniforma me ngjyra të ndryshme dhe i kanë shpërndarë foton në rrjetet sociale.
Foton e ka shpërndarë edhe ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili ka shkruar: “Bashkimi është fuqi”.
Shumë atletë nga e gjithë bota janë bërë pjesë e kësaj fushate. /Telegrafi/