Site icon Telegrafi

Liverpooli barazon me Newcastlen e Benitezit (Video)

Newcastle United dhe Liverpool janë ndarë në paqe në takimin e vlefshëm për javën e shtatë në Ligën Premier pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.

Skuadra e Jurgen Kloppit nuk po arrin të gjej vazhdimësi në këtë fillim sezoni në kampionatin anglez, ndërsa Newcastle e ish-trajnerit të Redsave, Rafa Benitezit, po tregon lojëra të mira.

Rafael Benitez

Pjesa e parë e takimit ishte shumë energjike dhe me shumë raste të krijuara, ku dy prej tyre përfunduan në gol, me secilën skuadër nga një.

Të parët në epërsi kaluan Liverpooli me anë të Philippe Coutinhos, i cili shënoi për 1-0 një supergol nga distanca në minutën e 29 të takimit.

Festa e Coutinhos pas golit të shënuar

Newcastle United gjeti golin e barazimit 1-1 në minutën e 36-të me anë të sulmuesit Joselu, i cili shënoi me ndihmën e mbrojtësit Joel Matip dhe dërgoi skuadrat në pushim me këtë rezultat.

Jeselu shënoi me fat!

Në pjesën e dytë, pati më pak raste dhe ritëm të ndeshjes, me dy skuadrat që ishin të matura dhe kërkon golin e epërsisë në rast gabimi të ndonjërës skuadër.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të gjej golin në këtë pjesë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë 1-1.

Duel gjatë pjesës së dytë!

Pas këtij barazimi, Liverpooli e sheh veten në pozitën e shtatë me 12 pikë të mbledhura dhe takimin e ardhshëm luajnë në shtëpi ndaj Manchester Unitedit, ndërsa Newcastle renditet në vendin e nëntë me 10 pikë dhe udhëton te Southamptoni. /Telegrafi/

Exit mobile version