Telegrafi

Liverpooli barazon në shtëpi ndaj Burnleyt

Pamje nga ndeshja (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Liverpooli ka barazuar në shtëpi ndaj Burnleyt me rezultat 1-1, në një ndeshje ku në secilin pjesë erdhi nga një gol.

Liverpooli e nisi ndeshjen mirë duke krijuar disa raste para portës së Burnley.

Curtis Jones provoi i pari në këtë takim, ndërsa pas tij ishte radha e Mohamed Salah, i cili provoi dy herë por pa sukses.

Goli i Liverpoolit sillej rrotull, pasi rastet ishin më konkretet.

Pamje nga ndeshja (Photo by Phil Noble/Pool via Getty Images)

Në minutën e 34-të, Fabinho harkon një top në zonë dhe më së miri gjendet Andy Robertson, i cili me kokë shënon për 1-0.

 

Liveprooli ka mundur ta mbyll pjesën e parë  me dy gola epërsi, por Sadio Mane nuk ishte i saktë.

Edhe në pjesën e dytë Liverpooli e nisi më mirë me raste, pasi Jones dhe Firmino rrezikuan.

Në mesin e pjesë së dytë ra loja e Liveproolit dhe këtë më së miri e shrytëzoi Burnely që arriti t’i barazojë shifrat.

Pamej nga ndeshja (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Jay Rodriguez shënoi në minutën e 69-të me një goditje shumë të bukur nga brendia e zonës (1-1).

 

Pas golit Burnley ishin më të mirë dhe kanë mundur edhe ta fitojnë takimin.

Rastin më të mirë për ta bërë këtë e kishte Johann Gudmundsson, por goditja e tij u ndal nga transversalja.

Liverpooli pas këtij barazimi ka 93 pikë, ndërsa Burnley mbetet në vendin e 9-të me 50 pikë. /Telegrafi/