Telegrafi

Liverpooli barazon ndaj Tottenhamit me golin e Hendersonit

Liverpooli ka gjetur në fillim të pjesës së dytë golin e barazimit ndaj Tottenham Hotspur.

Është mesfushori anglez, Jordan Henderson, i cili ka shënuar për barazimin 1-1.

Goli i Hendersonit erdhi nga afërsia në minutën e 53-të.

Ky gol i anglezit u asistua nga Fabinho. /Telegrafi/