Liverpooli ka mbyllur ndeshjet e grupit në Ligën e Kampionëve me një barazim 1-1 në udhëtim te Midtjylland.
Reds kanë barazuar ndaj klubit danez, por kjo nuk ka ndikuar asgjë në rezultatet e grupit, pasi ekipi i Jurgen Klopp kualifikohet tutje si lider i Grupit D.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Reds, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e parë dhe ishte Mohamed Salah, i cili shënoi për 0-1.
We're ahead at the break. Mo's early goal separates the two sides. #FCMLIV | #UCL
— Liverpool FC (@LFC) December 9, 2020
Në pjesën e dytë, ishin vendasit dukshëm më të mirë dhe kërkues, ndërsa arritën të shënojnë edhe golin e barazimit, ndërsa të dy skuadrave iu anulua nga një gol nga VAR-i.
Goli i vetëm i rregullt në ketë pjesë erdhi në minutën e 62-të dhe ishte Alexander Scholz që shënoi për 1-1 nga penalltia.
Vendasit shënuan edhe në minutën me anë të Scholz (77’), por ky gol u anulua nga VAR-i sikurse goli i shënuar nga Takumi Minamino (90’) dhe ndeshja u mbyll 1-1.
We finish the group stage with a draw in Denmark. #FCMLIV | #UCL
— Liverpool FC (@LFC) December 9, 2020
Pas kësaj fitore, Reds kualifikohet tutje si lider të grupit me 13 pikë, ndërsa Atalanta kalon tutje nga vendi i dytë me 11 pikë.
Në Ligën e Evropës shkon Ajaxi nga vendi i tretë me 7 pikë, ndërsa Midtjylland e përfundon i katërti grupin me vetëm dy pikë. /Telegrafi/
The Goal of Mohamed Salah for Liverpool in video ! 🤯🎥#FCMLIV #LFC 🔴 https://t.co/QrhJHVrefR
— Reds Report (@_RedsReport) December 9, 2020