Andrew Robertson tashmë është një nga lojtarët më favorit të tifozëve të Liverpoolit.
Ai kishte ardhur te Reds nga Hull City në vitin 2017 dhe Jurgen Klopp e kishte lënë për gjysmë viti në bankë.
Por ai kur e zuri vendin nuk e lëshoi, duke u krahasuar me emra si Jordi Alba dhe Marcelo.
Tifozët e Liverpoolit e kanë vërejtur se prej se ka ardhur Robertson nuk kanë humbur asnjë ndeshje të vetme në shtëpi, kur ai ka qenë në fushë.
Nga 39 ndeshje, 32 janë fituar dhe shtatë herë janë ndarë baras.
Në përgjithësi, Liverpool ka humbur vetëm dy ndeshje që nga vera e vitit 2017: në Kupën FA kundër West Brom dhe në Kupën Carabao ndaj Chelseat.
Dhe çfarë kanë këto ndeshje të përbashkët? Robertson nuk luajti gjatë humbjeve dhe nuk ishte as në stol. /Telegrafi/