Agjenti i lojtarit të ri të Liverpoolit, Bobby Duncan, thotë se jeta e klientit të tij është shkatërruar si pasojë e keqtrajtimit në klub.
Futbollisti 18-vjeçar, i cili është edhe kushëriri i legjendarit Steven Gerrard, arriti në The Anfield vitin e kaluar dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare.
Vitin e kaluar, ai luajti për skuadrën rezervë të Liverpoolit, duke bërë 36 paraqitje dhe shënuar 25 gola.
Në deklaratën e tij, Safie Rubie akuzoi skuadrën e dëmtimit të shëndetit mendor në atë masë sa që nuk e ka dalë shtëpisë për katër ditë rresht.
Ka ardhur edhe reagimi i klubit anglez duke thënë se komentet e Rubies “ishin pretendime të pabaza dhe se asgjë nuk ka të vërtetë”.
Ndryshe, kujtojmë se sulmuesi iu bashkua Liverpoolit nga Manchester Cityt në vitin 2018. /Telegrafi/