Liverpooli ishte skuadra që kishte një rritje të ndjeshme pagash për futbollistët dhe stafit teknik të saj.
Sipas asaj që publikohet në median britanike, shifra e shpenzuar në sezonin e kaluar nga drejtuesit e “The Reds” për periudhën qershor 2015-maj 2016 ishte 208 milionë e 258 mijë funte duke kaluar klube si Manchester City dhe Arsenali që gjatë kësaj periudhe shpenzuan respektivisht 198 dhe 195 milionë funt për pagat.
Kjo shifër e regjistruar nga Liverpooli është 25% më e lartë se ajo prej 166 milionë funte për periudhën financiare 2014/2015.
Gjatë kësaj periudhe, Liverpool solli në “Anfield” nëntë lojtarë të rinj mes të cilëve, Firmino, Benteke, Clyne si dhe trajnerin Jurgen Klopp.
Ishte sezoni kur Liverpooli arriti në finalen e Kupës së Ligës dhe atë të Ligës së Evropës, ndërkohë që kampionatin e mbylli në vendin e tetë.
Numri total i personave që janë punësuar nga Liverpooli në periudhën qershor 2015-maj 2016 është rritur nga 636 në 700, nga këta 500 janë pjesë e administratës, 139 janë futbollistë e trajnerë, ndërsa 61 janë pjesë e stafit të mirëmbajtjes së ambienteve të klubit.