Liverpooli do tentojë të ruajë vendin e parë në Ligën Premier, po që kjo të ndodhë duhet të fitojë ndaj Watfordit.
Skuadra e Jugen Klopp vjen nga barazimi 0-0 ndaj Manchester Unitedit, kurse ajo e Javi Gracias nga fitorja 1-5 ndaj Cardiffit.
Nga minuta e parë për Reds nuk luan Roberto Firmino për shkak të një lëndimi, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:
Liverpooli: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Milner; Salah, Origi, Sadio Mane.
Watfordi: Foster; Janmaat, Cathcart, Mariappa, Masina; Hugghes, Doucouré, Capoue, Pereyra; Deulofeu, Deeney.
Aktualisht ekipi i Kloppit renditet në vendin e parë në kampionatin elitar anglez me 66 pikë, kurse Watfordi në pozitën e shtatë me 40 pikë. /Telegrafi/