Telegrafi

Liverpool – Tottenham, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Liverpooli dhe Tottenham Hotspur kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të Spursave në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Anfield nga ora 17:30.

Ekipi i drejtuar është në formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe synon të marrë fitoren e radhës për të vazhduar luftën për titull.

Në anën tjetër, ekipi i Mauricio Pochettinos nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit dhe synon ta bëjë befasinë në Anfield.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Mane, Salah, Firmino. 

Tottenham: Lloris (C), Trippier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Rose, Sissoko, Eriksen, Dele, Lucas, Kane.

/Telegrafi/