Liverpool ka dështuar në ‘Anfield’ përballë skuadrës uellsiane Swansea.
Mysafirët arritën një fitore të madhe 2-3, falë dy golave nga Fernando Llorente dhe një tjetër nga Gulfi Sigurdson.
Kësisoj lojtari me notën më të lartë në ndeshje nga mysafirët ishte pikërisht spanjolli Llorente që u vlerësua (8.6), ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Gulfi Sigurdson (7,8), Tom Caroll (7,5), mbrojtësi Fernandez (7,5) dhe Wayne Routledge (7,2).
Tek Liverpooli më i miri në fushë ishte braziliani Roberto Firmino që shënoi dy golat dhe pati notën më të lartë (9.8).
Paraqitje të mirë patën edhe James Milnet (8.0), Henderson (7.2) dhe Wijnaldum (7.0).
Ndërkohë lojtarët më të dobët tek ‘The Reds’, ishin portieri Mignolet që mori notën më të ulët (5.4) dhe treshja Clyne, Klavan dhe Can që u notuan njëjtë (6.00). /Telegrafi/