Telegrafi

Liverpool shkatërron në derbin lokal Evertonin (Video)

Liverpool realizoi fitore të thellë para shikuesve të vetë në xhiron e mbetur të 33-të të Ligës Premier.

The Reds shkatërruan në Anfield Road skuadrën e Evertonit duke e mposhtur me rezultat 4:0.

Katër lojtarë të ndryshëm shënuan për skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp.

Divock Origi (43’) dhe Mamadou Sakho (45’+) shënuan në pjesën e parë për Liverpoolin.

Po aq gola realizoi skuadra e Liverpoolit edhe në pjesën e dytë, raporton Telegrafi.

Daniell Sturridge (61’) vazhdoi serinë e golave të vendasve, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar prej 4:0 e shënoi Coutinho (76’).

Pas kësaj fitore, Liverpool ka 54 pikë dhe renditet në vendin e shtatë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze. /Telegrafi/