Telegrafi

Liverpool – Sheffield United, formacionet zyrtare

Liverpooli do të jetë nikoqir i Sheffield United në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën Premier.

Kampionët aktual të Evropës dhe Botës synojnë që të vazhdojnë ecurinë e fitoreve edhe në përballje me skuadrën e rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Liverpool ka 10 fitore radhazi në Ligën Premier dhe sonte synon që ta marrë të 11-tën.

Në anën tjetër Sheffield United në këtë takim vjen pas dy ndeshjeve pa fitore.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Keita, Mane, Salah, Firmino.

Sheffield United: Henderson, Baldock, Basham, Egan, O’Connell, Stevens, Fleck, Norwood, Lundstram, McGoldrick, Mousset. /Telegrafi/