Telegrafi

Liverpool rikthen interesimin për Canën

Siç shkruan The Mirror, burime nga Franca kanë zbuluar se spanjolli vazhdon të kërkojë kapitenin e Olimpique Marseille, derisa përgatitet të humbasë mesfushorin Xabi Alonso, që mund të transferohet në Real Madrid.

Klubi francez tashmë ka nënshkruar me dy mesfushorë të rinj, Lucho Gonzalez dhe Stephane M’Bia, dhe qëndrimi i Canës është vënë në dyshim.

Ndërkohë klubi i fundit që ka shprehur interesim për Canën është kampioni i Bundesligës, Wolfsburg, që ka ofruar 7 milionë euro.