Telegrafi

Liverpool pret Manchester Cityn në ndeshjen e sezonit në Ligën Premier – formacionet zyrtare

Liverpool dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen e sezonit në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Dy skuadrat janë duke luftuar për titullin e kampionit dhe aktualisht janë në pozitat dy dhe tre me The Reds që kanë 63 pikë, një më pak se lideri Arsenali dhe një më shumë se City.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për dy ekipet, pasi fitorja do të thotë një hap para në garën për titull të kampionit.

Tanimë dy trajnerët, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve titullarë për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Kelleher, Gomez, Bradley, Van Dijk, Quansah, Endo, Szoboszlai, Mac Allister, Elliott, Diaz, Nunez.

Man City:  Ederson, Walker, Stones, Akanji, Ake, Rodri, De Bruyne, Bernardo, Alvarez, Foden, Haaland

/Telegrafi/