Telegrafi

Liverpool-Porto: Formacionet e mundshme, Milner në mbrojtje

Rikthehet edhe një herë Liga e Kampionëve, një nga ndeshjet në çerekfinale është ajo mes Liverpoolit dhe Portos.

Reds është skuadra favorite, por gara më e madhe për klube shpesh herë dinë të na befasojë dhe për këtë kemi pasur shumë shembuj këtë sezon.

Te vendasit Andrew Robertson nuk do të luajë për shkak të kartonëve, ndërsa Joe Gomez dhe Alex Oxlade-Chamberlain për shkak të lëndimit.

Ndërsa te mysafirët lista e atyre që do të mungojnë apo pritet të mungojnë është më e gjatë. Për shkak të kartonëve nuk do të luajnë Pepe dhe Hector Herrera, kurse në dyshim për shkak të lëndimeve janë edhe disa lojtarë titullar.

Më poshtë keni formacionet e mundshme për të dy skuadrat:

Liverpool (4-3-3): Allison; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Milner; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Porto (4-3-3): Casillas; Maxi, Felipe, Militao, Alex Telles; Danilo, Otavio, Corona; Brahimi, Marega, Soares. /Telegrafi/