Site icon Telegrafi

Liverpool ‘pa frena’ ndaj  Bournemouth, Reds shënojnë nëntë gola në spektaklin e ‘Anfield Road’

Liverpooli e ka shkatërruar me plot kuptimin e fjalës Bournemouthin, duke e mposhtur me rezultat 9-0, në kuadër të javës së katërt.

Me vetëm dy pikë nga tri ndeshje, The Reds u futën në ndeshje me të vetmin qëllim, fitoren.

Në minutën e tretë ishte Luiz Diaz ai që shënoi për 1-0 pas asistimit të Firminos.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563528451151183874

I njëjti lojtar asistoi sërish pas tre minutash, kur shënoi Harvey Elliott për 2-0.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563529461198229504

Golin e tretë në ndeshje e shënoi Tren Alexander Arnold në minutën e 28-të të ndeshjes, ku sërish asistues ishte Firmino.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563534682465386497

Braziliani arriti të gjejë golin në minutën e 31-të për 4-0, duke treguar që Liverpooli këtë ndeshje ka vetëm një qëllim.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563535452044349444

Krejt në kohën shtesë të pjesës së parë kishte festë edhe për Virgil Van Dijk që shënoi për 5-0.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563538999716614144

Edhe pjesa e dytë kishte të njëjtin ritëm nga Liverpool, që nuk treguan mëshirë në asnjë moment.

Me të filluar fraksioni i dytë, Chris Mepham shënoi në portën e tij në minutën e 46-të për 6-0.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563544518703874049

Firmono që shkëlqeu në këtë ndeshje shënoi golin e dytë personal në minutën e 63-të për 7-0.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563547662267195393

Goli i tetë në ndeshje dhe për Liverpoolin erdhi në minutën e 80-të, kur i riu Fabio Carvalho gjeti rrjetën për 8-0.

Edhe Dias e gjeti golin e dytë personal në minutën e 85-të, ku shënoi për rezultatin 9-0.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563554295114477568

Liverpooli mori tri pikët e parë në Ligën Premier këtë sezon në këtë ndeshje, ndërsa rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë, por nuk fund nuk kishin fat. /Telegrafi/

Exit mobile version