Site icon Telegrafi

Liverpool me një përmbysje të madhe fiton dramën e pesë golave ndaj Southamptonit

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Mysafirët ishin të parët që rrezikuan në këtë ndeshje përmes Mohamed Salah i cili në minutën e 21-të e detyroi portierin vendas të bëjë një pritje të vështirë.

Golin e parë në këtë takim Liverpooli e shënoi në minutën e 30-të përmes Dominik Szoboszlai i cili shfrytëzoi një gabim të madh të Southamptonit për të shënuar për 1-0.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Southamptoni fitoi penallti të cilën e shndërroi në gol Adam Armstrong duke realizuar në mes të portës për 1-1.

Ishte pikërisht Armstrong ai i cili shënoi me të filluar pjesa e dytë (56’) për t’i dhënë epërsinë prej 2-1 ekipit të tij pas asistimit të Mateus Fernandes.

Kjo nuk e zmbrapsi Liverpoolin të cilët reaguan më pas duke shënuar dy gola për t’i marrë pikët e plota.

Mohamed Salah në minutën e 65-të realizoi me lehtësi për rezultatin 2-2, teksa egjiptiani doli sërish në skenë edhe tek goli i fitores duke realizuar për 3-2 në minutën e 83-të.

Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 31 pikëve duke zgjeruar në tetë pikë epërsinë ndaj Manchester Cityt në vendin e dytë që ka 23 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version