Telegrafi

Liverpool në kërkim të mesfushorëve

Liverpooli raportohet se gjatë kësaj vere do të tentojë transferimin e mesfushorit të Romës, Leandro Paredes.

21-vjeçari është i huazuar te Empoli. Ai deri më tani ka realizuar dy gola dhe ka kontribuuar me një asistim.

La Gazzetta Dello Sport, raporton se Roma do ta largojë argjentinasin dhe Liverpooli është njëra prej klubeve që ka shprehur interesim për të, transmeton Koha.net.

Reds kanë shfaqur interesim edhe për mesfushorin e Hoffenheimit, Kevin Volland.