Telegrafi

Liverpool-Napoli: Formacionet e mundshme, Reds në kërkim të fitores në Anfield

Sot (e martë) është dita e së vërtetës për Liverpoolin dhe Napolin.

Reds duhet të fitojnë në mënyrë që të kalojnë Grupin C, ndërsa napolitanëve i mjafton vetëm një barazim për të vazhduar tutje në fazën e eliminimit direk të Ligës së Kampionëve.

Jurgen Klopp ka disa dyshime, me lëndimin e Joe Gomez tekniku gjerman është i detyruar të vendos mes Dejan Lovrenit dhe Joel Matip, ky i fundit është favorit.

Në mesfushë Naby Keita pritet të luajë, kurse Georginio Wijnaldum të jetë rezervistë, ashtu si Xherdan Shaqiri.

Për fat të mirë Carlo Ancelotti nuk ka ndonjë lëndim të lojtarëve kryesorë, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Milner, Henderson, Keita; Salah, Firmino, Mane.

Napoli (4-4-2): Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Fabian; Insigne, Milik. /Telegrafi/