Telegrafi

Liverpool – Manchester United, mbyllet pa fitues pjesa e parë

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes dy rivalëve të vjetër Liverpool dhe Manchester United.

Kjo ndeshje që po zhvillohet në “Anfield” është e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.

45 minutëshi i parë në përgjithësi u karakterizua me një lojë të qetë nga të dyja skuadrat.

Mysafirët mbyllën mjaft mirë hapësirat në fazën e mbrojtjes, ani pse në disa raste ishte i nevojshëm intervenimi i Andre Onanas.

Lexo po ashtu Mbyllet pa fitues derbi i madh mes Liverpool dhe Man Utd

Liverpooli ishte afër të kalonte në avantazh në minutën e 29-të, por goditjen me kokë të Van Dijk e priti Onana.

“Djajtë e Kuq” në anën tjetër nuk patën ndonjë rast për t’u veçuar, andaj pritet të shihet në pjesën e dytë nëse do të kenë përmirësime në këtë aspekt.

Kujtojmë që me një fitore eventuale, Liverpooli do të merrte përsëri kreun e tabelës, ndërkohë në rast fitoreje të Manchester United ata do të pozicionoheshin në vendin e gjashtë në renditje./Telegrafi/