Telegrafi

Liverpool-Manchester United, formacionet e mundshme (Foto)

Manchester United kurrë nuk ka luajtur kundër Liverpoolit në Ligën e Evropës, por kjo do të ndryshojë sonte (21:05) kur do të takohen në Anfield Road.

Louis van Gaal ka një rekord të shkëlqyer kundër The Reds si menaxher i Unitedit, pasi që holandezi ka fituar çdo ndeshje të zhvilluar në Liverpool.

Mediat i kanë sugjeruar trajnerit të Unitedit, Louis Van Gaalit një formacion, i cili mendohet se mund ta mposht sërish skuadrën e trajnerit, Jurgen Klopp.

Por, edhe ky i fundit kërkon fitoren e parë ndaj Djajve të Kuq dhe përmes Ligës së Evropës kërkon një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/