Telegrafi

Liverpool kthehet kah Forlan

Sipas Daily Mail, klubi spanjoll ka një borxh të përgjithshëm që kap shifrën e 275 milionë funteve, po thuajse dyfish më shumë se sa llogaritja e mëhershme. Në kërkim për të mbuluar këtë borxh, Atletico mund të detyrohet të shesë yjet më të mëdha të saj.

Ish-sulmuesi i Manchester United, Diego Forlan, së fundi nënshkroi kontratë të re, ku përcaktohet klauzula prej 33 milionë funtesh. Liverpool dhe Manchester City thuhet se janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë për të transferuar sulmuesin. Ndërsa për të të interesuar janë edhe dy gjigantët e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona./Telegrafi/