Liverpool është nikoqir i Manchester Cityt në derbin e xhiros së 23-të në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Kampioni në fuqi ka mbetur mbrapa shtatë pikë nga City që është lider, por që ekipi i Pep Guardiolës ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
The Reds kanë rastin e fundit që të mbetën në garë për titullin, pasi vetëm fitorja ata do t’i mbante afër Cityt që po kalon nëpër një formë fantastike.
Në pesë ndeshjet e fundit Liverpool ka marrë dy fitore, një barazim dhe ka pësuar dy humbje, derisa Man City është duke kaluar formë të jashtëzakonshme, ku në pesë duelet e fundit ka të gjitha fitore.
Jurgen Klopp pritet të luaj me formacionin 4-3-3, ku nga minuta e parë do të aktivizohet transferimi i ri Ozan Kabak, derisa treshja sulmuese do të jetë Mane-Salah-Firmino.
Edhe Pep Guardiola pritet t’i qëndrojë besnik formacionin 4-3-3, me Foden, Sterling e Jesus në sulm.
Formacionet e mundshme:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Kabak, Fabinho, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Thiago; Salah, Mane, Firmino
Man City: Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, Gundogan; Sterling, Jesus, Foden /Telegrafi/