Telegrafi

Liverpool – Huddersfield, formacionet zyrtare

Liverpooli ende shpreson në titullin e kampionit dhe për këtë i duhen të gjitha fitore deri në fund të stinorit.

Në javën e 36 në Ligën Premier, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp do të jetë nikoqir i Huddersfieldit e rënë nga elita e futbollit anglez.

The Reds futën në këtë takim për të vetmin qëllim fitoren që të vazhdojnë garën për titull me Manchester Cityn deri në ndeshjen e fundit.

Ndërkohë Huddersfield që tanimë ka rënë nga Liga Premier, synon që të bëjë ndeshje të bukur para tifozëve të shumtë në Anfield.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide që do të fillojë nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:


Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Wijnaldum, Henderson, Keita, Mane, Salah, Sturridge.

Huddersfield: Lossl, Smith, Kongolo, Hogg, Durm, Stankovic, Schindler, Bacuna, Grant, Mbenza, Mounie. /Telegrafi/