Telegrafi

Liverpool fiton derbin ndaj Cityt, i qëndron hije Chelseat lider (Video)

Liverpool ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Jurgen Klopp ka përfunduar vitin 2016 me fitore, duke e mposhtur Cityn e Pep Guardiolas dhe duke arritur fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier.

Milner e mban ende inat Sterlingun!

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë vendasve nga Anfield Road, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol në këtë pjesë.

Ishte mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum, i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e tetë, pas asistimit të saktë nga Adam Lallana, dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Festa e Wijnaldum pas golit të shënuar

Në pjesën e dytë, futbollistët mysafirë ngritën nivelin e tyre dhe treguan lojë më të mirë, duke rrezikuar më shpesh golin e Liverpoolit.

Megjithatë, të gjitha rastet u neutralizuan nga futbollistët dhe portieri i ‘Reds’ duke bërë që e gjithë ndeshja të përfundoi me golin e pjesës së parë dhe Liverpooli të marrë një fitore të madhe ndaj një rivali direkt për pozitat e para.

Duel në mes të Firminos dhe Toures

Pas kësaj fitore, Liverpooli gjendet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa City në vendin e tretë me tri pikë me pak, teksa në javën e ardhshme ‘Reds’ udhtojnë te Sunderland dhe ‘Qytetarët’ e presin në shtëpi Burnleyn. /Telegrafi/