Telegrafi

Liverpool fiton derbin e qytetit ndaj Evertonit, Salah vazhdon të jetë në top formë

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Evertonit si mysafir në derbi e qytetit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 14-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi më mirë për ‘The Reds’ që kishin raste që në start.

Nuk vonoi shumë dhe goli erdhi në minutën e 9-të, kur Andreë Robertson asistoi te Jordan Henderson që shënoi për 1-0.

Liverpopoli vazhdoi trusnin në portën e rivalëve lokal dhe në minutën e 19-të, lojtari më në formë i kësaj skuadre Mohamed Salah shënoi për 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Everton, që erdhi pas asistimit të Richarlison te Demarai Gray që shënoi për 2-1.

Në pjesën  e dytë ishte kënga e njëjtë, pasi që Liverpooli shpejt ktheu epërsinë prej dy golave.

Salah shënoi edhe një herë me një goditje nga zona e penalltisë për 3-1.

Në minutën e 79-të u mbyllën të gjitha dilemat kur Diogo Jota shënoi për 4-1.

Liverpooli me këtë fitore mbetet në vendin e tretë më 31 pikë, pas Chelseat dhe Man Cityt. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore