Site icon Telegrafi

Liverpool e nis ndaj Leedsit mbrojtjen e titullit, formacionet zyrtare

Edicioni i ri në Ligën Premier ka rinisur me fitoren e Arsenalit në udhëtim te Fulham 0-3.

Ndërkohë kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpool ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Anfield përballë skuadrës së rikthyer në elitë, Leeds United.

The Reds mbrojtjen e titullit do ta nisin pikërisht ndaj skuadrës së rikthyer në elitë pas 16 viteve mungesë.

Dy trajnerët, Jurgen Klopp dhe Marcelo Bielsa tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Wijnaldum, Henderson, Keita, Mane, Salah, Firmino.

Leeds United: Meslier, Ayling, Koch, Struijk, Dallas, Phillips, Klich, Harrison, Hernandez, Costa, Bamford. /Telegrafi/ 

Exit mobile version