Telegrafi

Liverpool e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin shqiptar

Liverpooli fenomenal...

Skuadra angleze, Liverpool po kërkon me çdo kusht të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës.

E emri kryesor në listën e Jurgen Klopp, është i futbollistit shqiptar, Riza Drumishi.

Durmishi po luan me mjaft sukses në La Liga me Real Betis pas transferimit nga Danimarka ku u aktivizua me Brondbyn.

23-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje në La Liga duke shënuar edhe një gol dhe duke dhuruar tre asistime.

Kësisoj ai është bërë lojtari i preferuar i Jurgen Klopp për krahun e majtë të mbrojtjes.

Mediat në Ishull kanë raportuar se dy skuadrat tanimë kanë filluar bisedimet për një transferim të mundshëm të Durmishit në ‘Anfield’.

Liverpool duhet të paguaj 20 milionë euro nëse dëshiron të marrë Drumishin, pasi aq është klauzola e largimit të tij nga Betis.

Betis ka paguar dy milionë euro për transferimit e këmbëshpejtit në La Liga nga Brondby.

Kujtojmë që talenti shqiptar po luan me Kombëtaren daneze ku ka 17 paraqitje me ekipin e parë. /Telegrafi/