Liverpool dhe Borussia Dortmund kanë zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira në Ligën e Evropës në vitet e fundit.
Skuadra e Jurgen Klopp ka bërë një rikthim sensacional duke shkrirë epërsinë e Dortmundit nga 1-3 dhe duke shënuar fitore 4-3 në fund për tu kualifikuar për në gjysmëfinale.
Lojtari i ndeshjes sipas portali goal.com ka qenë James Milner me notën katër, ndërsa lartë janë vlerësuar edhe Sakho, Lovren, Coutinho dhe Origi.
Ndërkohë dështimi i kësaj sfide ka qenë greku Sokratis dhe portieri i mysafirëve Roman Wwidenfeller me notën 2,5.
Liverpool: Mignolet 3, Clyne 3, Lovren 3,5, Sakho 3,5, Moreno 3, Can 3, Milner 4, Lallana 2,5 , Firmino 2,5 , Coutinho 3,5 , Origi 3,5 .
Dortmund: Weidenfeller 2,5, Piszczek 3, Sokratis 2,5, Hummels 3, Schmelzer 3, Weigl 3, Castro 3, Mkhitaryan 3,5, Kagawa 2,5, Reus 3,5, Aubameyang 3,5. /Telegrafi/