Telegrafi

Liverpool do të ofrojë 10 milionë për Eduardon

Sipas News of the World, 26-vjeçari brazilian me nënshtetësi kroate është i pakënaqur që ende nuk i ofrohen kushte më të mira në Emirates.

Kontrata e tij ka vetëm edhe 18 muaj deri në fund dhe Rafa Benitez është i alarmuar nga mundësia për të marrë Eduardon, duke qenë i etur të forcojë opsionet sulmuese.

Eduardo shihet nga Benitez si mbulim i përkryer për sulmuesin aktual Fernando Torres./Telegrafi/