Telegrafi

Liverpool me disa mungesa ndaj Southamptonit, formacionet zyrtare

Southampton do të jetë nikoqir i Liverpoolit për xhiron e dytë të Ligës Premier.

Ndeshja që zhvillohet nga ora 16:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’.

Southampton në këtë përballje me The Reds do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, ndërsa Jurgen Klopp nuk mund të llogarisë në shërbimet e Alisson Becker, Nathaniel Clyne dhe Naby Keitas, që janë të lënduar.

Liverpooli tashmë ka marrë tri pikët e para në ligën angleze pasi në fundjavën e kaluar mposhti Norwichin në Anfield, gjersa Southampton kishte humbur 3-0 ndaj Burnleyt.

Formacioni startues i Southamptonit: A. Gunn, Bednarek, Vestergaard, Danso, Valery, Ward-Prowse, Romeu, Hojbjerg, Bertrand, Redmond, Adams.

Formacioni startues i Liverpoolit: Adrian, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Wijnaldum, Milner, Oxlade-Chamberlain, Salah, Firmino, Mane. /Telegrafi/