Kujtesa në bashkëpunim me Cineplexx po realizojnë një nga ngjarjet më të mëdha të përjetimit të futbollit në ekran gjigant.
Liverpooli dhe Bayern Munichu përballen në kuadër të 1/8-ës së Ligës së Kampionëve në Anfield.
Dhe, atmosfera si në Anfield vjen në vendin tonë, përkatësisht në Cineplexx në bashkëpunim me platformën televizive që ka të drejtën e Ligës së Kampionëve, Kujtesa.
Sfida që e rikthen Xherdan Shaqirin përbalë ish skuadrës së tij është një prej ndeshjeve kryesore të vitit, përjetimi i të cilës është i paharrueshëm në Cineplexx.
Biletat tashmë janë në shitje dhe interesimi është i jashtëzakonshëm.
Ndërkaq, Cineplexx ka hapur edhe lojën shpërblyese për 30 bileta në faqen zyrtare në Facebook.
Nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë kaq masive mbahet në vendin tonë, ndërsa Kujtesa dhe Cineplexx edhe një herë tregojnë se janë liderë në ofrimin e kënaqësisë ultimative të përjetimit të garës më të madhe të futbollit, Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/