Liverpooli ka dështuar të fitoj në shtëpi ndaj Southamptoni, pasi pas 90 minutave rezultati ishte 0-0.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominimin e Liverpoolit, duke krijuar shumë raste dhe duke mos i lënë asnjë goditje në portë kundërshtarit.
Megjithatë, asnjëra nga rastet nuk u konkretizua dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin që filloi ndeshja.
Në pjesën e dytë, Liverpoolit përsëri ishte më i mirë duke provuar me gjitha forcat të gjej golin e epërsisë.
Mundësia më e mirë në këtë pjesë ishte në minutën e 66 një penallti i akorduar në favor të “Reds”, por anglezi James Milner dështoi ta konvertoi në gol.
Deri në fund të ndeshjes, Liverpooli provoi përsëri të gjej golin e fitores, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi pa gola.
Pas këtij barazimi, Liverpooli rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi tani 70 pikë në vendin e tretë, por me Arsenalin që ka tri ndeshja më pak për të luajtur dhe 10 pikë më pak. /Telegrafi/