‘Reds’ kanë shënuar fitore të thellë ndaj Watfordit duke rrëmbyer kreun e Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp kanë fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj skuadrës së Walter Mazzarrit.
Golat në këtë takim u shënuan nga Sadio Mane (27’, 60’), Philippe Coutinho (30’), Emre Can (43’), Roberto Firmino (57’) dhe Georginio Wijnaldum (90+) për ‘Reds’, ndërsa Daryl Janmaat (75’) për mysafirët.
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.
Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë ishte Firmino me 9.3 dhe Coutinho e Mane me 9.2, ndërsa nota më e ulët i takoi mesfushorit me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, i cili u notua me 5.6. /Telegrafi/
Liverpool:
Watford: