Liverpooli e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën Premier.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka vuajtur shumë, por ka mposhtur të rikthyerit në elitë, Leeds United me rezultat 4-3.
Mohamed Salah me tre gola si dhe Virgil Van Dijk me një tjetër ishin realizuesit për The Reds, teksa Jack Harrison, Patrick Bamford e Klich shënuan për skuadrën e Bielsas.
Pikërisht sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ka marrë notën më të lartë në këtë takim 9,9 pas tre golave të shënuar.
Me notë të mirë u dallua edhe Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Andy Robertson.
Teksa dëshpëruan me paraqitjet e tyre portieri Alisson Becker si dhe qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk.
Te Leeds nota më e lartë shkoi për mesfushorin Klich, teksa me notë më të ulët u notuan Hernandez e Koch. /Telegrafi/